Celebrities Fashion

Guximi i një supermodele si Bella Hadid, ja si shfaqet ajo për fushatën e re të Calvin Klein!

Supermodelja e njohur Bella Hadid ka dëshmuar edhe një herë se nuk ka nevojë të veshë rroba për t’i shitur ato, duke pozuar për një fushatë të re të Calvin Klein e mbështjellë me pesë rripa lëkure të markës dhe asgjë tjetër.

Përveç rripave, Hadid modeloi bluza, të brendshme dhe reçipeta që mbanin logon ikonike Calvin Klein për projektin. Ajo gjithashtu pozoi topless me një palë xhinse të kaltra të markës, duke ndjekur hapat e supermodeleve, si Kate Moss dhe Naomi Campbell. Nuk e dimë si ju duket ju Bela në këto foto por ne na la thjesht pa fjalë.

https://www.instagram.com/p/CXrd4n0Ff5p/?utm_source=ig_embed&ig_rid=f5a914d2-d723-43a4-acb7-f07ab4bdc22c

Ndërkaq, vlen të përmendin se vitet e fundit vetullat e trasha kanë qenë trend, duke lënë pas modën e viteve ’90 ku vetullat ishin të holla. Por mesa duket vetullat e holla janë rikthyer sërish në modë. Vajzat kanë filluar të preferojnë vetullat më të holla, duke “përqafuar” trendin që tashmë e kishim harruar.

Personazhet publikë si Rihanna dhe Hailey Bieber e deri tek FKA Twings e kanë provuar trendin e vetullave të holla, por askush nuk e ka mbajtur këtë model vetullash më shumë se supermodelja Bella Hadid. Postimi i fundit i saj në rrjetin social Instagram, na tregon se modelja nuk është ende gati që të largohet nga vitet ’90.

https://www.instagram.com/p/CXcLA3rgU5m/?utm_source=ig_embed&ig_rid=87660ab0-65ac-423d-8cb2-f2bb5fd22f61

Ndërkaq, ju rikujtojmë se Bella së fundmi është kthyer në Victoria’s Secret. 25-vjeçarja rikujtojmë se ka qenë pjesë e tre shfaqjeve radhazi për gjigantin e të brendshmeve në vitet 2016, 2017 dhe 2018. Ajo i ndërpreu lidhjet me kompaninë në vitin 2020, për t’u bashkuar me koleget e saj modele duke akuzuar drejtuesin e atëhershëm Ed Razek për sjellje të papërshtatshme dhe komente të padëshiruara seksuale.