Celebrities Film & Tv Magazine Showbiz

Silvi tha se ka pasur një flirt me Sarën, ish-konkurrentja e BBV bën deklaratën e fortë!

Pas përfundimit të rrugëtimit të saj në Big Brother VIP, Sara Gjordeni ka folur në “Shqipëria Live”, pasi ka parë deklaratat që janë bërë për të. Një nga këto deklarata është edhe e konkurrentit Silvi Forte, i cili para hyrjes në shtëpi, tha se ka pasur një flirt me Sarën dhe se do dalin fotot.

Sara e ka mohuar të ketë pasur një flirt me Silvin dhe deklaroi se do të ndiqet penalisht për ato që ka thënë, deklarata të cilat sipas saj janë të pavërteta.

Kam parë në rrjet që flitet për 5 emra që nuk i kam takuar kurrë, si Noizy apo Capital T, ndërsa për Silvin, e kam takuar vetëm njëherë 15 minuta. Deklarata ime është që Silvi do të ndiqet penalisht për të gjitha deklaratat që ka bërë. Silvi ka abuzuar me deklaratat që ka bërë.

Ish-konkurrentja u përjashtua nga BBV, pasi shtyu Françeskën në banjo, pas një debati mes tyre.