Health & Beauty

Simptoma e pazakontë e depresionit zbulohet gjatë ngrënies ose gatimit!

Një studim i ri, i botuar në “Journal of Gerontology: Medical Sciences”, analizoi se si aroma mund të lidhet me depresionin. Studiuesit shikuan të dhënat nga 2.125 njerëz midis moshës 70 dhe 73-vjeç gjatë një periudhe 8-vjeçare. Në fillim të studimit, 28% e pjesëmarrësve treguan një ndjenjë të reduktuar të nuhatjes (hiposmia) dhe 24% të tjerë treguan humbje të shqisës (anosmia).

Gjatë periudhës së ndjekjes, një e katërta (25%) zhvilluan simptoma të rëndësishme depresive. Analiza e mëtejshme zbuloi se ata me një ndjenjë të reduktuar të nuhatjes në fillim të studimit kishin më shumë gjasa të përfundonin me depresion. Studiuesit sugjerojnë se zona nuhatëse e trurit, e cila përpunon aromat dhe pjesa përgjegjëse për emocionet janë të lidhura ngushtë. Nuk ka ndonjë mënyrë të saktë për t’i trajtuar problemet e shëndetit mendor.

Kur studimet deklarojnë se diçka e caktuar mund të funksionojë në zvogëlimin e depresionit dhe ankthit, sigurohuni ta kuptoni se jo çdo gjë funksionon njësoj për të gjithë. Në vend të kësaj, konsiderojeni si diçka që mund të ndihmojë dhe që ia vlen të provohet. Studimet e reja thonë se thurja me gjilpëra mund ta zvogëlojë ankthin, depresionin, të ngadalësojnë fillimin e demencës dhe të lehtësojë dhimbjet kronike.