Celebrities Gossip Showbiz

Sipas moderatorit Alaudin Hamiti, kjo këngëtare nuk di si të flasë para kamerave!

Një deklaratë e bërë nga moderatori i njohur shqiptar Alaudin Hamiti për këngëtaren e njohur Nora Istrefi po bën së fundmi xhiron e rrjetit. Kolegia dhe mikesha e tij Liberta Spahiu ka publikuar në “YouTube” vlogun e ri nga udhëtimi i tyre i fundit.

Në një pjesë të videos ata luajnë lojën “Thuaje ose zhytu”, gjatë të cilës duhet t’i përgjigjen pyetjeve me spec ose të hidhen në pishinë. Liberta kishte menduar një pyetje shumë të sikletshme për Alaudinin, të cilin e pyeti se cili është personazhi publik më pa tru.

Moderatori nuk e pati aspak të lehtë të përgjigjej pasi nuk donte të ofendonte asnjë. Për këtë arsye, Liberta zgjodhi ta bënte pak më të lehtë duke e pyetur se kush nga fytyrat publike është më e ngurtë në intervista dhe që nuk di si të flasë. Këtë herë ai zgjodhi të përgjigjej dhe tha pikërisht emrin e këngëtares së njohur Nora Istrefit.

Në fakt edhe vetë Nora e ka pranuar se nuk i pëlqen shumë të japë intervista sepse ndihet në siklet. Intervista e saj e fundit në emisionin e Alaudinit ka qenë para 3 vitesh dhe ndoshto kjo ka qenë arsyeja pse ai zgjodhi të thonte emrin e saj.