Celebrities Gossip Showbiz

Shans i dytë po… i tretë kurrë? Nora Istrefi flet për rikthimin me ish-partnerin!

Nora Istrefi ka thyer heshtjen për raportin me ish-bashkëshortin Robert Berisha, duke reaguar për herë të parë ndaj spekulimeve për një afrim mes tyre.

Në një emision, së fundmi, këngëtarja foli jo vetëm për projektin e saj të ri “EP IV”, por edhe për jetën personale që ka qenë në qendër të vëmendjes kohët e fundit.

Pas lajmeve për një darkë të përbashkët në Zvicër dhe deklaratave të Robertit që lanë të hapura mundësitë për një rikthim, Nora reagoi fillimisht me humor: “A fillut ju?”, duke shmangur në fillim përgjigjen direkte.

Megjithatë, ajo dha një mesazh të qartë kur u pyet për shanset e dyta në dashuri:

Unë mendoj që çdo njeri e meriton një shans të dytë, në momentin e duhur, por jo të tretë ndoshta.

E pyetur më tej për marrëdhënien aktuale me ish-partnerin, ajo la të kuptohet se raporti mes tyre është i qetë dhe korrekt, duke zbuluar se kanë kaluar kohë bashkë edhe pas ndarjes.

Ndërkohë, Nora Istrefi vazhdon të jetë aktive në muzikë me projektin e saj më të ri “EP IV”, i cili po pritet me interes nga fansat, duke treguar se karriera mbetet në fokus pavarësisht zhurmës rreth jetës personale.