Celebrities Film & Tv Gossip Showbiz

Sondazh i TAR/Cili banor mendoni se do të shpallet finalisti i katërt i “Big Brother VIP”?

Ajo është shtëpia më e famshme në Shqipëri dhe padyshim që ngjarjet e krijuara në shtëpinë e Big Brother Vip Albania janë në qendër të vëmendjes. Banorët e BBV2 po përfliten kudo në rrjet, dhe janë kthyer në protagonistët e përditshmërisë sonë, duke transmetuar shumë emocione të forta teksa rrëfejnë historitë e tyre apo edhe gjatë përditshmërisë, konflikteve dhe raporteve me njëri-tjetrin.

Dalëngadalë finalja e madhe e edicionit të dytë të këtij spektakli fenomen po vjen, 6 maj është data e shënuar. Sigurisht që gjysmëfinalja e sotme do të jetë një natë e paharrueshme dhe ne do të mësojmë edhe emrin e finalistit të fundit. Të martën Dea Mishel u shpall finalistja e tretë pas Efit dhe Luizit, ndërsa banorët e tjerë Kristi, Nita dhe Qetësori shkuan në një televotim për të zgjedhur finalistin e fundit. Në lidhje me këtë në faqen e Web-it të Top Albania Radio është ngritur një sondazh me pyetjen Cili banor mendoni se do të shpallet finalisti i katërt i “Big Brother VIP”dhe rezultatet janë: Kristi (45%), Qetësori (30%) dhe Nita (25%).