Celebrities Live From Tirana Showbiz

Efi vs Dea Mishel, bien apo shtohen ndjekësit?! Ja çfarë ka ndodhur me Instagramin e banorëve të “BBV”!

“Social Top 5”, një rubrikë e emisionit “Live From Tirana” që sjell vëmendjen tek personazhet e famshëm, qofshin ata shqiptarë apo të huaj. Teksa të gjithë jemi gjithë sy e veshë se çfarë postojnë yjet në rrjete sociale, kjo ndikon dhe tek numri i tyre i ndjekësve në Instagram. Por cilët janë personazhet e shtëpisë së “BBV” që kanë spikatur në Instagram këtë javë? Me disa ndryshime të vogla nga java e kaluar, këta janë të famshmit e huaj dhe ata shqiptarë që kanë fituar më shumë ndjekës gjatë kësaj jave…

5. Në rënie sërish si javën e kaluar, Efi Dhedhes ka humbur sërish ndjekës në Instagram, duke patur një rënie prej plot 14 mijë ndjekësish. Ajo kishte 566 mijë ndjekës dhe tani ka kaluar në 552 mijë.

4. Pas shumë situatave të ndodhura në shtëpi javën e fundit dhe debateve ku ajo ka qenë pjesë, Nita Latifi ka humbur 2200 ndjekës në Instagram këtë javë, duke shkuar nga 102 mijë në 99.8 mijë ndjekës.

3. Qetsor Ferrunaj ka arritur të fitojë këtë javë vetëm 300 ndjekës më shumë në llogarinë e tij të Instagram-it, duke shkuar në 19.7 mijë ndjekës.

2. Në ndryshim nga java e kaluar ku ishte me humbje, këtë herë Krist Aliaj ka fituar 5600 ndjekës më shumë dhe nga 84.3K ka shkuar në 89.9K ndjekës.

1. Në vend të parë të “Social Top 5” është Dea Mishel, e cila spektaklin e kaluar të “Big Brother VIP” u zgjodh si finalistja e tretë. Ajo ka fituar plot 9 mijë ndjekës këtë javë.