Art & Kulturë

Sony World Photography Awards 2023: Zbulohen imazhet më të mira të vitit!

Një pamje ajrore e një vullkani, një shkrepje nga brenda një ndërtese të dëmtuar në Ukrainë dhe një portret i një qeni janë ndër imazhet më të mira të realizuara globalisht vitin e kaluar, sipas gjyqtarëve të çmimeve prestigjioze “Sony World Photography Awards”. Regjistrimet e përzgjedhura dhe finalistët në 10 kategoritë profesionale të konkursit vjetor, të cilat përfshijnë portretin, sportin, peizazhin dhe mjedisin, u zbuluan nga Organizata Botërore e Fotografisë të martën. Fituesit do të shpallen krahas garave për të rinj dhe studentë, përveç kategorive të hapura për fotografët amatorë, më 13 prill. Më shumë se 415,000 imazhe u përfshinë në garat e këtij viti, me mbi 180,000 prej tyre të kualifikuara për kategoritë profesionale. Organizatorët thanë se viti 2023 ka pasur numrin më të madh të hyrjeve në historinë 16-vjeçare të çmimeve.

Tre finalistë, si dhe pesë deri në shtatë fotografë të përzgjedhur në listën e ngushtë, u zgjodhën në secilën kategori. Imazhet e përzgjedhura janë shkrepur nga fotografë me prejardhje nga mbi 30 vende në vende që variojnë nga një fabrikë çimentoje e braktisur në Kinë deri në një treg peshku në Somali. Një panel gjyqtarësh i përbërë nga kuratorë, figura muzeale dhe redaktorë fotografish i bazuan vendimet e tij si në aftësitë teknike të pjesëmarrësve ashtu edhe nëse ata demonstruan “jë qasje origjinale ndaj tregimit, sipas një njoftimi për shtyp. Kryetari i jurisë Mike Trow i përshkroi fituesit e këtij viti si eksitues dhe sfidues.

Ata mbuluan diskutimet e thella dhe të vazhdueshme rreth të vërtetës narrative dhe agjenturës në art, si dhe pikëpamjet më të gjëra mjedisore, politike dhe shoqërore.