Rajoni

Sot zgjedhjet politike në Bosnjë/Mbi 100 parti e koalicione në garë!

Në Bosnjë e Hercegovinë, 3.4 milion qytetarë me të drejtë vote, sot janë thirrur që të zgjedhin nga një listë e madhe prej më shumë se 100 partish e koalicionesh. Por, gjasat janë që peizazhi paszgjedhor të dominohet nga shumë prej të njëjtëve personalitete e që madje kanë përdorur etninë e tyre në fushatën zgjedhore. Sapo të numërohen votat, ekspertët paralajmërojnë se do të ketë pak stimuj për rritjen e bashkëpunimit ndëretnik e për kryerjen e reformave.

Këto janë zgjedhjet e nënta të përgjithshme në Bosnjë. Ato përfshijnë gara për Presidencën trepalëshe e Parlamentin kombëtar, për legjislaturën e re në Federatën Boshnjake e Kroate. Po ashtu, garën për Presidencën dhe legjislaturën e re në Republikën Srpska. Në Presidencën boshnjake, tre vendet zgjidhen bazuar në një zonë të vetme zgjedhore të Republikës Srpska dhe një zone të dyfishtë po zgjedhore, por që i lë kroatët në pozitë të cënueshme ndaj mbivotimit nga shumica boshnjake.

Çfarë është në rrezik?

Bosnja vazhdon thellësisht e ndarë në vija etnike, të vizatuara në mesin e viteve ‘90, për të bindur boshnjakët, serbët e kroatët që të ndalin konfliktet e përgjakshme që pasuan ndarjen e Jugosllavisë.

Shteti është i organizuar në Qeverinë qendrore shumëetnike, zyrtarisht përgjegjëse për politikat fiskale e të jashtme. Ndërkaq, serbët e Bosnjës në Republikën Srpska kanë përshpejtuar përpjekjet për shkëputje.

Kroatët etnikë, të cilët kanë më pak popullsi në zonat zgjedhore që ndajnë me boshnjakët, kërkuan reforma zgjedhore e vazhduan me taktikat penguese për të bërë presion, që të kenë përfaqësim më të madh në postet politike.

Edhe boshnjakët kanë dyfishuar avantazhin e shumicës duke kundërshtuar që të arrijnë kompromis, çka mund t’i pakësonte kontrollin në Federatë.

A do të jetë 2022-shi viti i shpërbërjes së Bosnjës?

Jofunksionaliteti dhe frustrimi kanë gërryer besimin e publikut duke nxitur një eksod, një prej më të këqijve në botë. Çdo vit, qindra mijëra boshnjakë largohen për të kërkuar punë dhe stabilitet jashtë vendit.