Botë e Çuditshme Design Travel

Spektakolare! Ju prezantojmë me pyllin nënujor në Mesdhe…

Një pyll spektakolar i projektuar në thellësi të plazhit Pernera në Ayia Napa, Qipro është prezantuar së fundmi. Ky projekt i përbërë nga 93 skulptura ka kushtuar 1 milion euro. Autori, Jason deCaires Taylor, i cili ka bërë edhe punime të tjera nënujore në Meksikë dhe Grenada, thotë se objektivi i tij është të rikthejë në qendër të vëmendjes rindërtimin e hapësirave natyrore.

Disa nga skulpturat e tij peshojnë deri në 13 tonë dhe pas vetëm pak javësh që janë vendosur aty, kanë filluar të rrethohen nga algat e para. Taylor shpreson që në të ardhmen, e gjithë zona të “pyllëzohet” me bimësi nënujore. Ai tha për “CNN” se:

Kjo është shumë inkurajuese, do ta vizitoj herë pas herë vendin për të parë se si do të ketë lulëzuar jeta detare.

Puna për ndërtimin e pyllit nisi në mars të vitit 2020, por përurimi u shty për shkak të pandemisë.

Zgjodhëm kohën më të papërshtatshme, ishte një sfidë e vërtetë realizimi i këtij projekti.

Muzeu nis në tokë, me hyrjen kryesore në plazhin Pernera, ndërsa një shteg i vendosur mbi një platformë pluskuese të çon nën ujë për të parë skulpturat e zhytura.

Ndiqni pamjet spektakolare për më shumë: