Celebrities Showbiz

Stephen dhe Ayesha Curry zgjodhën mënyrën më të bukur për të festuar 10-vjetorin e martesës!

Steph dhe Ayesha Curry kanë vendosur që të bëjnë një festë të vogël për të kujtuar martësën e tyre pasi tani kanë kaluar 10 vite. Aktorja e bëri këtë të ditur nëpërmjet disa postimeve në rrjetin e saj social Instagram ku edhe tregoi pamjet nga festa e tyre familjare. Në postimin e saj ajo kishte shkruar se:

Disa javë më parë @stephencurry30 më befasoi me ceremoninë më të bukur të rinovimit të betimit nga martesa jonë. Ai madje zgjodhi e priti fustanin tim për mua. Vajza jonë e madhe Riley drejtoi ceremoninë dhe Ryan dhe Canon më shoqëruan mua teksa ecja në oborrin tonë. Është gjithçka që kam ëndërruar gjithmonë, por nuk e dija se mund të bëhej e mundur në këtë mënyrë. Një moment që nuk do ta harroj kurrë. Te dua @stephencurry30.

Ata u martuan më 30 korrik 2011, dhe që atëherë janë bërë një nga çiftet më të dashur në Hollywood. Në këtë ceremoni të ftuarit special mesa duket ishin fëmijët e tyre. Steph dhe Ayesha bënë një parakalim në natën e eventit madhështor të ‘Met Gala’ me 13 shtator. Ata ishin stiluar nga Jason Bolden dhe se u shfaqën krahë njëri-tjetrit më të dashuruar se kurrë.

Kujtojmë gjithashtyu se para pak ditësh basketbollisti i njohur me famë botërore, Stephen Curry ka folur për martesën e tij 10-vjeçare me Ayesha Curry. Në një intervistë të dhënë së fundmi, prezantuesja Kay Adams, e pyeti Curry-n nëse ai e shikon ndonjëherë Ayesha dhe pyet veten:”Si e kam marrë unë këtë?” Stefani u përgjigj se e mendon çdo ditë këtë gjë. Gjatë një interviste për “People”, ai i tha Kay-t se:

Ne sapo festuam 10 vjet martesë dhe unë ende e mendoj këtë. Jo vetëm bukuria e saj, por ka shumë gjëra të tjera që më tërheqin tek ajo dhe më kanë bërë të dashurohem marrëzisht me të. Zemra e saj është një arsye se pse ne jemi bashkë.