Botë e Çuditshme

Studimet tregojnë kur është koha perfekte për të postuar në Instagram…

Rrjetet sociale duam apo s’duam ta pranojmë, janë bërë një pjesë e pandarë e jetës sonë. Të shumtë janë ata që i përdorin ato ditët e sotme, nga fëmijët e vegjël e deri tek individët më të rritur. Mirëpo, një nga problemet që i shqetëson të gjithë përdoruesit e rrjeteve sociale, e sidomos të Instagram-it, është fakti se kur duhet të postojnë.

Këtë shqetësim studiuesit e mirëkuptojnë, ndaj kanë bërë analiza dhe kanë nxjerrë statistika, në mënyrë që të vijnë me një tabelë ekzakte oraresh. Pra, kur është koha perfekte për të postuar në Instagram? Kjo varet nga vendi ku ndodhet ndjekësit tuaj. Së fundmi, u analizuan 12 mijë postime në Instagram, dhe doli rezultati se koha perfekte është nga ora 9 deri në 11 të mëngjesit.

Megjithatë, kur bëhet fjalë për postimet e faqeve të biznesit, oraret ndryshojnë. Çdo faqe Instagrami ka një audiencë unike, me ndjekës të vendosur në vende, qytete, shtete të ndryshme. Ndaj, është e rëndësishme të personalizoni ju vetë orarin perfekt për postime.

Megjithatë, ne po ju listojmë më poshtë, oraret e veçanta sipas ditëve të ndryshme. Por, mos harroni, asgjë s’është absolute!

E hënë: 6:00; 10:00; 22:00

E martë: 2:00; 4:00; 9:00

E mërkurë: 7:00; 8:00; 23:00

E enjte: 9:00; 12:00; 19:00

E premte: 5:00; 13:00; 15:00

E shtunë: 11:00; 19:00; 20:00

E diel: 7:00; 8:00; 16:00