Lifestyle

Studimi i fundit zbulon se pronarët e qenëve janë partnerë idealë!

Të sinqertë, besnikë dhe plot dashuri, studime të fundit japin konkluzionin se pronarët e qenëve janë partnerë idealë. Tashmë të gjithë e dinë se si qeni është miku më i mirë i njeriut, por jeta me të i ndryshon zakonet dhe vendos ndryshe prioritetet. Por çfarë e bën pronarin e kafshëve shtëpiake më ndryshe se të tjerët?

Të devotshëm

Kush ka qen, nuk është i mësuar me vetminë dhe me këtë rast ka mësuar që egon e vet ta lërë në plan të dytë. Të kesh qen nuk është vetëm argëtim, sepse kërkon edhe përgjegjësi.

Janë aktivë

Pronarët e qenve shpesh e kalojnë kohën duke shëtitur në natyrë. Përgjithësisht janë të hapur ndaj aventurave dhe aktiviteteve të cilat përfshijnë edhe qëndrimin jashtë shtëpisë.

Janë plot dashuri

Të gjitha qenieve të gjalla u nevojitet kujdesi. Përkëdhelje me orë të tëra, shëtitje e përbashkët dhe momente intime plot dashuri. Pronarët e qenve dinë të dashurojnë me butësi.

Janë besnikë

Ata janë të mësuar të kujdesen për qenushin e tyre dhe e vlerësojnë besnikërinë. Prandaj është më se e sigurt që pikërisht këtë karakteristikë më së shumti e vlerësojnë në lidhjet me partnerin.

Koha e argëtimeve të çmendura ka mbaruar

Të kalosh natën nëpër klube dhe të flesh tërë ditën nuk është e zakonshme për pronarët e qenve. Ajo fazë shpesh për ta ka përfunduar. Përkundrazi, janë të kujdesshëm ndaj obligimeve siç janë shëtitja herët në mëngjes, ushqimi i rregullt dhe kujdesi i plotë.

I qëndrueshëm

Çdokush që ka rritur ndonjëherë këlyshë, e di se sa e mundimshme. Pra, nëse ndonjëherë keni njohur ndonjë pronar qensh, i cili e ka nën kontroll kafshën e tij shtëpiake, mund të supozohet që ai person është i qëndrueshëm, i durueshëm dhe plot energji, të cilat janë karakteristika shumë të rëndësishme në një marrëdhënie.