Showbiz Sport

Sulmuesi anglez Raheem Sterling bën ëndrrën realitet në Wembley…

Rrugëtimi në Kampionatin Europian të Futbollit vijoi ditën e djeshme për gjashtë skuadra të tjera. Në 15:00 u luajt Angli-Kroaci, në 18:00 Austri-Maqedonia e Veriut dhe në 21:00 të mbrëmjes Holandë-Ukrainë. Ndeshja Angli-Kroaci ka qenë e vlefshme për Euro 2020 dhe është fituar 1-0 nga Tre Luanët falë një goli të Raheem Sterling.

Me golin që vendosi në ndeshjen kundër Kroacisë në Wembley, sulmuesi anglez i Manchester City, Raheem Sterling në fakt ka përmbushur ëndrrën e një fëmije të rritur në hijen e atij stadiumi madhështor. I lindur në Xhamajka, Sterling u transferua në Angli në moshën 5-vjeçare dhe kaloi fëmijërinë e tij në Neeld Crescent, një periferi vetëm disa minuta nga stadiumi i Londrës, ku ai dikur dëshironte të bëhej mbreti.

Një dëshirë aq e fortë saqë e kishte bërë tatuazh në lëkurë: në parakrah ai ka imazhin e tij si fëmijë, me fanellën me numrin 10 të Anglisë mbi supet e tij, ndërkohë që admiron madhështinë e Wembley. Sot, 27 vjeçar, Sterling e bëri ëndrrën e tij të vërtetë.

Një gol, i pari për sulmuesin në fazën finale të një kompeticioni ndërkombëtar, që lejoi Anglinë të fitojë për herë të parë në debutimin e saj në Kampionatin Evropian:

Është një ndjenjë e mirë. Kam thënë gjithmonë se një ditë do të luaja në Wembley dhe do të shënoja në një turne të madh. Unë u rrita dy minuta larg këtij stadiumi, e dija se duhej të shënoja. Ishte një ndjenjë e shkëlqyer të isha në gjendje ta bëja atë. Dhe na duhej fitorja. Duhet të vazhdojmë të fitojmë dhe të kemi këtë mentalitet fitues për të vazhduar më tej.

Finalja më 11 korrik do të luhet pikërisht në Wembley.