Celebrities Gossip Showbiz

Supermodelja Linda Evangelista tregon “luftën” e saj me kancerin e gjirit!

Linda Evangelista zbuloi se ka luftuar me kancerin e gjirit dy herë në pesë vitet e fundit. Në një intervistë të sinqertë, supermodelja 58-vjeçare tregoi se për herë të parë u diagnostikua me kancer gjiri në vitin 2018.

E zbulova në mamografinë time vjetore. Margjinat nuk ishin të mira dhe për shkak të faktorëve të tjerë shëndetësorë. Doja të lija gjithçka pas dhe të mos merresha me këtë, ndaj zgjodha mastektominë dypalëshe. Duke menduar se do isha mirë dhe se kanceri i gjirit nuk do të më vriste.

Megjithatë, në korrik 2022, Evangelista ndjeu një gungë në gjoksin e saj dhe mësoi se kanceri i saj i gjirit u kthye. Evangelista gjithashtu pranoi se për shkak se e ardhmja e saj është e pasigurt, ajo është thjesht mirënjohëse për çdo ditë.

E di që kam një këmbë në varr, por jam plotësisht mirënjohëse. Kam kaluar disa probleme të tmerrshme shëndetësore. Jam shumë e lumtur që festoj librin tim, jetën time. Jam shumë e lumtur që jam gjallë. Çdo gjë që vjen tani është bonus.

Kur bëhet fjalë për luftën e saj ndaj kancerit të gjirit, Evangelista gjithashtu i referohet vetes si një “e mbijetuar në gatishmëri” dy herë, duke qëndruar optimiste dhe duke qenë gjithashtu përgjegjëse për ruajtjen e vetëdijes për shëndetin e saj.

E kam mbajtur të fshehtë. Vetëm një pjesë e vogël e njerëzve e dinin. Dhe unë nuk jam një nga ata njerëz që duhet të ndajnë gjithçka. Mendova me vete, do ta ndaj këtë një ditë, por derisa po e kaloj, absolutisht jo.