Sot në emisionin “Live from Tirana” ishte i ftuar në studio i eliminuari më i fundit nga shtëpia më e famshme në Shqipëri, Tan Brama. Në pjesën e parë të emisionit Tani foli dhe na tregoi më shumë rreth ndjesive që ka përjetuar pas daljes nga “Big Brother Vip”, për lojën e tij aty brenda dhe jo vetëm. Zbuloni më shumë duke klikuar në këtë link.
Sa i përket banorëve të rinj që u futën njëkohësisht me Tanin, çfarë mendimi specifik ka ish-banori për dy ish-konkurrentet, Xheisara dhe Egzona, çfarë note iu vendos ai atyre?
Për Xhesiarën kam notën 9 sepse siç ishte jashte ishte edhe aty brenda, me energji pozitive, bënte debate aty ku duhej, ndërhynte ndonjëherë pavend dhe mendoj se kjo gjë e penalizoi. Mendoja në fakt se do të dilja para saj sepse Xheisara hyri shumë energjike, unë isha akoma duke studiuar, nuk i njihja mirë banorët. Sa i përket Egzonës, ishte e qeshur dhe e dashur në fillim, pas 2-3 netësh u shkëput, u lidh më shumë me Donaldin si shok apo si fanse por kjo gjë nuk më pëlqeu. Devijoi, ma merrte çdo gjë për ters, mërzitej shpejt.
Sa i përket debatit të nxehtë që dy konkurrentët, përkatësisht Einxhel dhe Donaldi patën me njëri tjetrin spektaklin e kaluar, Tan Brama jep gjykimin e tij:
U përmend se çfarë ka ndodhur mes tyre para një viti, gjë që askujt nuk i intereson. Duhet të përfshijnë ngjarje që lidhen me aty brenda, jo gjëra nga jashtë. Nuk kishin pse e bënin as Donaldi as Einxheli. Nuk më pëlqeu fare si situatë.