Celebrities Gossip Showbiz

Tan Brama lëshon “bombën” për Ilir Shaqirin: “Interesaxhi…”!

Sot në emisionin “Live from Tirana” ishte i ftuar në studio koreografi i njohur dhe njëkohësisht ish-banori i edicionit të parë të “Big Brother Vip”, Tan Brama. Brama na foli pak më shumë për projektin e tij të fundit, një këngë të titulluar “Tomahawk”. Si ka lindur e gjithë gjëja dhe kur pritet të dalë këngë? Zbuloni më shumë duke klikuar në këtë link.

Ndërkaq, si e ka raportin Tani me ish-banorët e “BBV”?

Unë si person jam kur të shoh me sy më bie mendja për ty por për disa as nuk më bie mendja fare, e dinë vetë ata për kë e kam. Me disa flas, më japin like por me disa të tjerë që prisja më shumë nuk kam më asnjë komunikim. Unë u futa vetëm dhe dola vetëm. E shijova në maksimum.

Si e ka raportin Brama me Ilir Shaqirin?

Nuk kam pasur kontakte, e lamë të takoheshim por nuk ndodhi. Më binte telefoni nga ai vetëm për interes, i duheshin balerinë, as nuk pyeste si e ke familjen dhe ja thashë që ti nuk pyet njëherë. Me të tjerët dilte ai me Tanin jo, megjithatë jeta vazhdon.

Sa zhgënjehet Tani nga dashuria?

Nuk para zhgënjehem, besoj te intuita ime. Shumë rrallë ndodh, jam i kujdesshëm. Nuk ke pse zhgënjehesh, jeta vazhdon. Më mirë të rrish vetëm se sa me dikë që të do për interes.

Çfarë është trend për Tanin?

Të jem sa më ndryshe, sa më i veçantë. Edhe pse më gjykojnë duke thënë që ky Tani plot me ngjyra por prap më pëlqejnë.(qesh)

Projektet e ardhshme të Tan Bramës cilat janë?

Së shpejti kemi një bashkëpunim me Besa Kokëdhimën, me një grup muzikor dhe një bashkëpunim me një koreograf amerikan, për një video film dhe po pres emailin çfarë do të ndodhë sepse një video film do kohën e vet.