Celebrities Gossip Showbiz

Tani po që na habiti! Loredana shtatzanë për të dytën herë?!

Loredana padyshim që nuk ka të ndalur… Jo vetëm me këngë që nuk ndalon së publikuari hite, por gjithashtu reperja nuk ndalon së habituri me ato çfarë poston në rrjete sociale që gjithmonë arrin të prodhojë lajm. Vetëm pak më parë, Loredana na ka çuditur me postimin e saj duke treguar me anë të një Instastory atleten e një këmbe bebeje dhe ajo që na shtoi dyshimet se mos ndoshta është shtatzanë, është ajo çfarë ka shkruar krahas saj:

2?

Ndërkohë që, ky postim vjen menjëherë pas vetëm pak ditësh nga deklarata e Loredanës ku zbuloi se është ndarë nga Mozzik dhe tanimë ata i lidh vetëm Hana, vajza e tyre me njëri- tjetrin.

Mozzik dhe Loredana kanë një histori dashurie aq sa të çuditshme dhe dramatike, aq edhe shumë të bukur. Nuk harrohen fillimet kur dyshja publikonin këngët e para që merrnin miliona klikime dhe ata dukeshin të pandarë dhe të bërë për njëri-tjetrin. Por që kur nisën krisjet e para, asgjë nuk u kthye më si në fillim.

Pas ribashkimit, dy artistët paralajmëruan albumin “No Rich Parents” që i lumturoi të gjithë ndjekësit e dyshes. Megjithatë, duket se përveç albumit, Mozzik dhe Loredana nuk mundi t’i bashkojë gjë tjetër, pasi ata u ndanë sërish. Megjithatë, siç tanimë jemi mësuar, dyshja po na jep shumë sinjale që na konfuzojnë çdo ditë e më shumë rreth marrëdhënies së tyre. Para pak ditësh,  kur albumi u publikua i gjithi, diçka na ngacmoi. Në këngët e tyre, gjithçka dukej shumë personale, duke përfshirë tekstet e këngëve dhe klipet.

Më pas, Mozzik dhe Loredana na habitën me veprimin e tyre. Në Gjermani, ‘cover-i’ i albumit të tyre “No Rich Parents” u vendos në ‘billboard’ dhe ish- çifti (apo çifti) e kanë shpërndarë të fotografuar nga i njëjti vend duke e publikuar në Instastory. Sikur të mos mjaftonin këto, pak ditë më parë Loredana hapi arkivat duke rikthyer plot dy postime në llogarinë e saj në Instagram së bashku me reperin.