Celebrities Gossip Music Showbiz

Tashmë pushimet për të kanë mbaruar, Loredana rikthehet së shpejti!

Loredana është ndër reperet më në zë dhe të suksesshme të momentit. Këngët e saj padyshim që brenda pak orësh numërojnë miliona klikime dhe rezultojnë shumë të pëlqyera. Reperja shpesh ndan momente nga jeta e saj personale duke nisur që nga postimet me vajzën dhe nga përditshmëria e saj.

Kanë kaluar disa muaj që kur Loredana ka publikuar projektin e saj të fundit, i cili titullohet “LET’S GO” e duket se tashmë koha e pushimit për reperen ka përfunduar. Këtë Lori na e la të kuptojmë me një nga postimin e saj të fundit në Instastory, ku na ka treguar se ka regjistruar këngën e re dhe na ka treguar titullin, i cili do të jetë ‘Blicke’. Mesa duket shumë shpejt bukuroshja do të vij me një projekt të ri muzikor.

Së fundmi Loredana ka postuar në Instastory një foto të modeles dhe aktores angleze, Rosie Huntington duke ushqyer me gji djalin e saj, kur vogëlushi ishte ende një bebe. Mesa duket dëshira për të pasur një bebe sa vjen edhe po rritet, pasi prej disa kohësh reperja ka treguar se dëshiron një fëmijë tjetër dhe se Hana ka nevojë për një vëlla.