Celebrities Gossip Showbiz

Loredana nuk ndalet duke na treguar dëshirën e saj më të madhe!

Loredana është ndër reperet më në zë dhe të suksesshme të momentit. Këngët e saj padyshim që brenda pak orësh numërojnë miliona klikime dhe rezultojnë shumë të pëlqyera. Reperja shpesh ndan momente nga jeta e saj personale duke nisur që nga postimet me vajzën dhe nga përditshmëria e saj.

Ditën e sotme Loredana ka postuar në Instastory një foto të modeles dhe aktores angleze, Rosie Huntington duke ushqyer me gji djalin e saj, kur vogëlushi ishte ende një bebe. Mesa duket dëshira për të pasur një bebe sa vjen edhe po rritet, pasi prej disa kohësh reperja ka treguar se dëshiron një fëmijë tjetër dhe se Hana ka nevojë për një vëlla.

Së fundmi Loredana ka bërë një ‘bisedë online’ me ndjekësit e saj ku i është përgjigjur kurioziteteve të ndryshme që ndjekësit kanë për të. Një prej tyre e ka pyetur artisten nëse mendon se Hanës i mungon diçka dhe përgjigja na ka habitur të gjithëve dhe na ngre dyshimet mos ndoshta reperja ka plane të afërta për një fëmijë të dytë.

Lori ka qenë shumë e angazhuar me koncerte të shumta dhe kjo gjë padyshim që ndikon edhe në anën financiare, jo vetëm të saj, por të të gjithë artistëve. E padyshim që këto përfitime ashtu si shumë momente nga përditshmëria e saj, bukuroshja ka zgjedhur t’i ndajë në rrjete sociale. Teksa së fundmi me anë të një Instastory, artistja ka postuar një video ku tregon një tufë të madhe me para. Jo vetëm kaq, por ajo ka ndarë edhe një tjetër postim ku shfaq sërish para dhe krahas ka shkruar: “Mjaft Lor”.