Health & Beauty

Të dukesh e dobët në fotografi mund të jetë e vështirë, por jo e pamundur me këto truke të thjeshta!

Je dikush që urren procesin e të bërit fotografi? Përpiqeni ta shmangni sa më shumë kamerën, pasi ju nxjerr disa kilogramë të padëshiruar? Nëse përgjigja është po, ju tregoheni tepër kritik me veten dhe mendoni se dilni keq në çdo fotografi ose ndoshta “ndrydheni” para kamerës dhe filloni të silleni çuditshëm, por fatmirësisht ky artikull do t’ju tregojë disa truke të vogla se si mund të dukeni mirë.

Shikoni posturën tuaj!

Një nga këshillat më të rëndësishme të pozimit është mbajtja e një posture (qëndrimi) të mirë. Tërhiqi shpatullat mbrapa! Si në shembullin e mëposhtëm, ku në fotografinë e parë, postura nuk është ashtu siç duhet, ndërsa në fotografinë e dytë nuk është korrekte. Vihet ndryshimi se me një qëndrim të duhur dukeni më të gjatë dhe kjo do t’ju bëjë të dukeni më të dobët.

Tërhiqni fundshpinën

Edhe pse ndonjëherë mund të thuhet si me shaka është një qëndrim jo aq i lehtë për t’u bërë. Ajo çfarë duhet të bëni është të mbani fundshpinën lart, në mënyrë që të krijohet një hapësirë mes këmbëve tuaja. Kjo mund të duket si një detaj i vogël, por do të bëjë një ndryshim të madh në fotot tuaja.

Vini në dukje pjesën e parme të qafës tuaj

Përpiquni të shmangni palat që krijohen në pjesën e parme të qafës. Mos e fshihni ose ulni kokën tuaj, pasi do të bien më shumë në sy. Përpiquni ta vini në dukje për një paraqitje më të holluar të fytyrës.

Mbani një kënd, vendosni një këmbë para tjetrës

Kjo është një pozë që e vini re shpesh në Tapetet e Kuqe. Këmbët tuaja do të duken më të gjata, kur e vendosni një këmbë para tjetrës në një kënd 45 gradë. Krijon një linjë perfekte të trupit tuaj. Gjithashtu, do t’u lindin ide të reja që mund të krijoni nga ky kënd.

Mos i bashkoni krahët me trupin tuaj

Nuk ka rëndësi sa krahë të vegjël mund të keni, nëse i “ngjeshni” me trupin tuaj dhe afroheni tek kamera ato do të duken të shëndoshë. Mënyra më e mirë për ta shmangur këtë është duke i larguar ato nga kamera dhe duke lënë një hapësirë mes tyre dhe trupit tuaj.

Këto janë disa këshilla që do t’ju ndihmojnë të dukeni më të dobët, por të pëlqyerit veten ashtu siç jeni do t’ju bëjë të dukeni të keni vetbesim kur jeni para kamerës dhe të shkrepni disa foto të mrekullueshme!