Love & Sex

Të famshmit që kanë marrë një dashuri krejt ndryshe nga fëmijët e tyre të veçantë!

Rritja e një fëmije me nevoja të veçanta mund të jetë diçka shumë sfiduese, por edhe shpërblyese. Teston prindërit në mënyra që nuk mund t’i imagjinonin, por gjithashtu u tregon atyre një botë krejt të ndryshme dashurie dhe kujdesi.

Ka disa të famshëm që e dinë se si është kjo eksperiencë. Ja disa prej tyre dhe fëmijët e tyre të jashtëzakonshëm:

Caterina Scorsone

Ylli i Grey’s Anatomy e lindur në Kanada ka një vajzë me emrin Paloma që është gjithmonë e pranishme në mediat sociale të aktores 39-vjeçare. Paloma ka lindur me sindromën Daun dhe që nga lindja e saj në 2016, Caterina është bërë një zë i shquar në mediat sociale për rritjen e ndërgjegjësimit rreth këtij fenomeni.

Sylvester Stallone

Djali i Sylvester Stallone, Seargeoh, u diagnostikua me autizëm në një moshë shumë të re dhe babai i tij kishte për të thënë: “Ne duhet ta pranojmë Seargeoh ashtu siç është dhe të kuptojmë se mënyra e tij është thjesht më e qetë dhe e rezervuar”. Seargeoh u shfaq në Rocky 2, si djali i porsalindur i Rocky.

Katie Price

Katie Price është një modele shumë e suksesshme dhe e bukur, dhe gjithashtu është edhe mami. Djali i saj, Harvey, lindi në 2002 dhe ai është diagnostikuar me autizëm, verbëri dhe një lloj sindrome ku fëmija nuk ka aftësinë për të treguar kur janë të ngopur, kështu që ata vazhdojnë të hajnë. Kjo mund të çojë në mbipeshë dhe diabetin e tipit 2 ku secili ka efektet e veta anësore.

Gary Cole

Aktori Gary Cole dyshoi për herë të parë se vajza e tij Mary ishte e veçantë kur ajo ishte 2-vjeçe. Ajo u diagnostikua me autizëm, por ka bërë një jetë normale. Ajo ndoqi shkollën fillore dhe të mesme në Kaliforni. Këshillat e Gary për prindërit që mund të kenë fëmijë të veçantë janë: “Kërkoni përgjigje, dhe sa më herët aq më mirë”.