Fashion

Përgatituni që tani! Zbuloni trendet e çantave vjeshtë/dimër 2021!

Padyshim që çanta ishte një aksesor i panevojshëm në pjesën më të madhe të vitit 2020, e detyruar të dilte në pension të parakohshëm.
Askush nuk ka nevojë për një çantë për të lëvizur balsamin e buzëve nga tavolina e kuzhinës mbi atë të dhomës.
Por mund të themi se çantat janë rikthyer plot hakëmarrje këtë vjeshtë.

Çantat e prodhuara prej një materiali të shëndetshëm e me lëkurën më cilësore janë të gatshme të strehojnë me kujdes kapset tuaja të flokëve, së bashku me një qese plot M&M me gjalpë kikiriku, maskën tuaj të pambukut, kartat e kreditit, çelësat dhe dezinfektuesin tuaj me aromë livandoje.

Edhe nëse e mbani atë mbi supe ose e shtrëngoni nën krahun tuaj, apo mbase jeni një i dashuruar i Gucci-it, ju do të shtrëngoni çantën tuaj me një parzmore të stilit të kuajve, ku mund të interpretohet si pasqyrim i analizës suaj personale të kërcënimit Covid-19.

Preferoni çanta super të mëdha?
Ju ose jeni paranojak, ose të përgatitur deri në detaj.
Zgjidhni një çantë të vogël dore?
Ju jeni gati për t’u përzier, i rritur nga një kartë vaksinimi dhe çelësat e shtëpisë tuaj të papërdorur.

Po bëjmë shaka, sigurisht!
Por ekziston një e mesme e artë, në formën e ‘çantës së përkëdheljes’, një stil me shumë cilësi, mbase përpunuar me detaje të buta prej leshi, që mund të prekin trupin e një personi me butësinë më të ëmbël.
Theksi mbi elegancë! ‘Zejtaria’ e përdorur nga këta njerëz meriton një vështrim më të afërt.
Dhe pastaj ka nga ata që nuk lëvizin; qeskat prej lecke, të gatshme për disko, çantat e krahut me zinxhir, si dhe ata që qëndrojnë në shtëpi. Ngjyrat që dominojnë janë ato neutralet, ngjyrat e tokës, e zeza, të ndërthurura me zinxhirë në ngjyrë argjendi apo ari.

Shikoni më poshtë disa nga modelet e çantave më ‘IN’ të sezonit vjeshtë- dimër.

Christian Dior

Hermès

Fendi

Gucci

Acne Studios

Carolina Herrera

Louis Vuitton

Valentino

Burberry

Chanel

Michael Kors

Versace

Giambattista Valli