Lifestyle

Të luash rolin e “thëngjillit të mbuluar” nuk bën dëm, kolegët e punës nuk duhet t’i dinë kurrë këto gjëra rreth jush!

Këshillohet të jeni diskret në ndarjen e përjetimeve tuaja pasi situata të cilat mund t’i ndani me njerëz të afërm e me miq mund të mos jenë të përshtatshme për t’u ndarë me kolegët e zyrës. Nëse nuk ju pëlqen dikush në punë, nuk ka arsye t’ia bëni të ditur këtë gjë. Mbajeni për vete. Kjo thjesht do të thotë që po silleni qytetarisht e me mirësjellje me atë person e nuk po i jepni shenjë mospëlqimi.

Nuk keni arsye pse t’i bëni dikujt të ditur se nuk e duroni dot shefin apo kolegun e zyrës tuaj. Nëse vërtet keni një problem, gjeni një punë të re por, mos flisni rreth kesaj ngjarje. Ndonjëherë, edhe njerëzit që duken të afërt mund t’ju krijojnë probleme. Nëse dëshironi të rriteni profesionalisht, duhet të mbani përgjegjësi për punët tuaja. Askujt nuk i intereson nëse ju nuk fjetët mirë apo patët një zënkë me dikë.

Nëse keni një problem shëndetësor që mund të ndikojë në përformancën tuaj në punë, prezencën apo anën morale duhet patjetër t’ua shpjegoni kolegëve tuaj. Por mos u tregoni detaje të gjendjes suaj shëndetësore. Ndërkohë që disa kompani ndjekin politika transparente të pagës, kini parasysh se njohja e të ardhurave mujore të kolegëve mund të krijojë edhe ndjesi të pakëndshme si xhelozi.

Nëse kërkoni një rritje rroge, kini parasysh ta bëni kërkesën mbështetur në arsyet pse ju meritoni një rritje e jo pse ju nevojitet. Tregoni pse e meritoni, duke listuar arritjet dhe vlerat tuaja. Nuk është aspak produktive të qëndrosh me njerëz të mërzitur gjithë kohën.

Nëse po mendoni të ndërroni punë, mos ua tregoni këtë kolegëve apo shefit tuaj. Shefi juaj do të fillojë të gjejë një zëvendësues për ju. Tregohuni diskret, në të kundërt rrezikoni të ngeleni pa punë para se të keni fituar pozicionin e ri të punës. Mundohuni t’i evitoni diskutimet politike me kolegët apo shefin tuaj. Ju nuk i dini opinionet politike të njerëzve që ndikojnë në karrierën tuaj. Këto diskutime mund t’ju çojnë në shumë lloje problemesh.