Bota

Të shtëna me armë në dyqanin e familjarëve të gruas së Messi-t, zbulohet mesazhi kërcënues për futbollistin!

Së fundmi disa burra të armatosur lanë një mesazh alarmues për Lionel Messin, pasi sulmuan me plumba biznesin familjar të gruas së tij Antonela Rocuzzo. Ngjarja është raportuar nga policia në Rosario të Argjentinës pasi iu përgjigj thirrjes për ndihmë nga numri i urgjencës 911. Për momentin nuk raportohet për të lënduar nga të shtënat.

Sulmi u krye nga dy persona të armatosur të cilët qëlluan drejtpërdrejt në fasadën e një dyqani që i përkiste vjehrrit të Mess-it. Pas të shtënave të regjistruara rreth orës 3:20 të mëngjesit, personat e armatosur lanë një mesazh shqetësues të shkruar në një copë letër drejtuar Messit:

Messi po të presim. Javkin është një narko, ai nuk do të kujdeset për ju.

Kriminelët e dyshuar emëruan kryetarin e bashkisë së qytetit të Rosarios, Pablo Javkin, në mesazhin drejtuar Messit duke e vënë në dukje atë si një anëtar të krimit të organizuar të përkushtuar ndaj trafikut të drogës. Sipas përshkrimit të policisë që kishte akses në një kamerë video survejimi në vend, ata vëzhguan kur dy burra mbërritën me një motoçikletë në ndërtesën e familjes Roccuzzo.

Një nga personat e armatosur zbriti nga motori, i cili nuk pushoi së vrapuari dhe filloi të qëllonte drejtpërdrejt në biznesin e familjes së Antonelës. Policia ka mbërritur në vendin e sulmit të armatosur. Rezultoi se ata gjetën disa gëzhoja plumbash të kalibrit 9 mm në afërsi të dyqanit të vetëshërbimit Roccuzzo. Rikujtojmë, se Messi së fundmi ka bërë një gjest mjaft të veçantë për shokët e tij të ekipit dhe stafit teknik të skuadrës. Futbollisti ka porositur 35 iphone 14 të veshur me ar 24 karatësh dhe të gdhendur emrin e secilit prej tyre.