Celebrities Gossip Showbiz

Të shtëna me armë zjarri në shtëpinë e reperit Drake!

Policia e Torntos ka thënë se një roje sigurie u qëllua gjatë natës jashtë shtëpisë së reperit kanadez, Drake. Sipas tyre, të dyshuarit ishin në makinën e tyre kur qëlluan drejt rojës, përpara se të largoheshin nga vendi i ngjarjes. Mbetet e paqartë nëse Drake ishte në shtëpi kur ndodhi incidenti. Ai aktualisht është në një konflikt me reperin e njohur amerikan Kendrick Lamar.

Por, policia tha se ende nuk dihet motivi për këto të shtëna. “Ne jemi në kontakt me ekipin e Drake dhe ata po bashkëpunojnë”-tha policia në një deklaratë. Policia aktualisht po vlerëson videon që xhiroi të shtënat, por nuk dha informacione për shkak të problemeve me cilësinë e videos.

Roja e sigurisë për momentin është në spital dhe është në gjendje të rëndë pasi u qëllua disa herë. Rikujtojmë, se Kendrick Lamar ka publikuar një tjetër këngë të re, që është një ‘diss’ për Drake, duke marrë parasysh sherrin mes të artistëve. E gjitha filloi kur Lamar ‘goditi’ reperin kanadez dhe J Cole në këngën e tij “First Person Shooter”. Dyshja vazhdimisht kanë lëshuar fjalë e ofendime ndaj njëri-tjetrit. Drake e ka akuzuar reperin për dhunë në familje dhe Lamar ka pretenduar se reperi ka një ‘vajzë të fshehtë’.

Në këngën e tij të re, “Not Like Us”, reperi e quajti Drake një “pedofil të certifikuar” pasi ai bëri referenca të shumta për ndërveprimet e tij të supozuara me gratë më të reja. “Thuaj, Drake, të dëgjoj që të pëlqejnë më të reja”-filloi reperi 36-vjeçar, duke shtuar se ai do të luftonte në burg për shkak të interesit të tij. “Më mirë të mos shkoni kurrë në bllokun e parë të qelisë”.