Celebrities Film & Tv Showbiz

Telashe për Amber Heard, merret vendimi mbi rolin e saj në “Aquaman”!

Të tjera telashe në horizont për aktoren Amber Heard. Sikur të mos mjaftonte gjyqi famëkeq ku po merr kritika nga ana e publikut, tani ajo do të luajë më pak se 10 minuta në filmin “Aquaman 2”. Ky vendim u mor nga producentët pas një peticioni për ta përjashtuar atë nga kasti i aktorëve.

Peticioni tashmë është nënshkruar nga më shumë se dy milionë njerëz. Heard luajti Princeshën Mera në pjesën e parë. Jeanne Larson, e cila nisi peticionin, kishte thënë se Amber ishte një abuzuese dhe se anulimi i paraqitjes së saj në “Aquaman 2” do të parandalonte “lavdërimin e abuzimit të saj”.

Aktorja është paditur për shpifje nga ish-bashkëshorti i saj, Johnny Depp dhe në anën e tij janë një numër i madh njerëzish. Aktori ka thënë në gjykatë javën e kaluar se ishte i tronditur kur pjesëmarrja e tij në xhirimet e vazhdimit të pestë të “Pirates of the Caribbean” u anulua pasi Heard deklaroi në një artikull për ‘The Washington Post’ se ajo ishte viktimë e abuzimit, edhe pse nuk e përmendi drejtpërdrejt emrin e tij.

Një psikologe që vlerësoi aktoren Amber Heard dhe u punësua nga ekipi ligjor i Johnny Depp ka dëshmuar se aktorja tregoi shenja të çrregullimeve të personalitetit, por jo çrregullim stresi post-traumatik (PTSD). Në ditën e nëntë të gjyqit për shpifje të Depp kundër Heard, Dr. Shannon Curry i tha gjykatës se asaj iu kërkua “të jepte një vlerësim psikologjik të zonjës Heard” në tetor 2021, por nuk iu kërkua kurrë të bënte të njëjtën gjë për Depp.

Tashmë, vila luksoze, ku aktorit Johnny Depp iu pre gishti pas një sherri me ish-bashkëshorten e tij Amber Heard, ka dalë në shitje. Prona në Australi, që ka 10 dhoma gjumi dhe 10 tualete, mendohet se do të blihet për jo më pak se 40 milionë dollarë. Në vitin 2015, Heard i hodhi disa shishe vodka 58-vjeçarit dhe njëra prej tyre i preu gishtin.