Celebrities Gossip Showbiz

Thjesht një rastësi apo diçka më shumë?! Selena dhe Justin shfaqen me tatuazh të njëjtë!

Këngëtarët me famë botërore, Selena Gomez dhe Justin Bieber, të njohur gjithashtu për historinë e tyre të dashurisë, janë padyshim një nga ish-çiftet më të komentuara ndonjëherë. Ndonëse janë ndarë shumë vite më parë dhe secili ka vazhduar jetën e tij, kujtojmë këtu që këngëtari është i martuar me Hailey Bieber, ndjekësit sërish nuk i ndajnë nga njëri-tjetri.

@patriciatagubaa idk why they have it. Recent photo is justin’s. SG’s was posted back in 2020 #justinbieber #selenagomez #fyp #foryou #jelena ♬ Ring – Selena Gomez


Dramat e tyre nuk kanë pasur fund, pasi herë pas here zbulohen detaje që tregojnë që kanë akoma ndjenja për njëri-tjetrin. Së fundmi në internet po qarkullon një video e cila tregon se dyshja paskan një tatuazh të përbashkët.

Të dy ata kanë të pikturuar në trupat e tyre dy duar që janë në pozicion lutjeje. Selena e ka tatuazhin në pjesën e kofshës, ndërsa Justin në pulpën e këmbës sipas videos. (e cila mund të jetë edhe e montuar).

Rikutjojmë se, gjatë ndeshjes mes Paris Saint-Germain dhe Marseille të dielën, vëmendja u tërhoq nga fusha pasi Rauw Alejandro dhe Selena Gomez ndodheshin në zonën VIP në Parc des Princes. Kjo ngjarje e mbushur me yje përfshinte gjithashtu Pharrell Williams dhe Thierry Henry.