Bota Celebrities Sport

Topi i Artë nën hetim/PSG ‘ka blerë’ trofeun për Lionel Messin?!

Topi i Artë i fituar nga Lionel Messi në vitin 2021 është vënë në hetim nga autoritetet franceze. Sipas hetuesve, PSG ka kryer një operacion të dyshimtë për të siguruar që çmimi më i lartë individual në botë të përfundonte në duart e argjentinasit duke penalizuar sulmuesin polak Robert Levandovski.

Policia franceze po heton Topin e Artë të fituar nga Lionel Messi, në vitin 2021. Bëhet fjale për topin e shtatë të artë të fituar nga kampioni argjentinas. Sipas hetuesve, PSG ka kryer një operacion të dyshimtë për të siguruar që çmimi më i lartë individual në botë të përfundonte në duart e argjentinasit pas nënshkrimit me parizienët.

Marrëdhënia e krijuar mes klubit francez dhe ish-drejtorit të France Football, Pascal Ferr është nën vëzhgim. Ky i fundit ka pasur presion që kampioni argjentinas të fitonte kundrejt Robert Lewandowskit, kandidatit potencial për Topin e Artë në atë kohë. Ish-drejtori i prestigjozez franceze akuzohet për korrupsion dhe ndikim të drejtpëdrejtë. Pascal Ferré, aktualisht zyrtari i shtypit i PSG-së, në atë kohë ka marrë disa dhurata, si ftesa të ndryshme në Parc des Princes në stendat VIP për të dhe miqtë e tij, si dhe udhëtime krejtësisht falas në Katar me fluturime të standardit shumë të lartë dhe akomodim falas në hotelet me luksoze.

Sipas hetimeve, arsyeja ka qenë zbutja e marrëdhënieve midis France Football dhe pronarëve të parizienëve, por që nxjerrin në pah një akt të paligjshëm. Messi, i cili triumfoi në Kupën e Amerikës në vitin 2021, ishte gjithashtu fituesi i edicionit të fundit të Topit të Artë, i teti në karrierën e tij.