Celebrities Gossip Showbiz

Tristan Thompson shpreh dashuri në foton e ish-it, Khloe Kardashian!

Tristan Thompson dhe Khloe Kardashian kanë qenë një nga çiftet më të dashura të showbiz-it të huaj për shumë gjatë. Lajmi se dyshja u nda bëri bujë nëpër media, edhe pse Tristan ishte përfolur shumë herë për tradhëti ndaj Khloe. Pas ndarjes, ai ia ka shprehur dashurinë dhe mirënjohjen disa herë ish partneres së tij, madje edhe me një urim të ëmbël për ditëlindjen e saj.

Këtë herë, Tristan surprizon fansat përsëri me një veprim që bën teksa i shpreh dashurinë ish-it të tij. Khloe ka postuar një foto në plazh ku duket vërtet e mrekullueshme e veshur me një fustan në ngjyrë blu. Tristan i ka bërë një koment asaj, pa shumë fjalë, por me tri emoji që shprehin dashurinë.

Kjo gjë sigurisht nuk kishte si të mos vihej re nga ndjekësit dhe komenti i Tristan ka plot 828 përgjigje. Ata duken shumë të inatosur me të dhe përgjigjet e tyre mbartin zemërim.

Djalë ti je pafund toksik.

Sa femrave të tjera u komenton kështu tani?

Po, mbret. Qëndro toksik.

Zemërimi i fansave që e duan Khloe është i dukshëm. Ata ndoshta i kanë besuar të gjitha theshethemet për tradhëti, ndaj nuk dëshirojnë një rikthim mes dyshes. Por cili është qëllimi i vërtetë i Tristan?! A synon ai të rinisë nga e para marrëdhënien e tij me Khloe, apo mos ndoshta thjesht po i shpreh dashurinë që meriton si dikush me të cilin ka kaluar shumë kohë?!

Kjo nuk dihet ende, ndërkohë që as ai dhe as Khloe nuk kanë bërë më deklarata kohët e fundit për lidhjen e tyre. Megjithatë, ajo që duhet bërë me siguri është të kenë një marrëdhënie të shëndetshme, teksa rrisin vogëlushen e tyre.