Britania është tronditur nga vdekja e një 28 vjeçarje që udhëtoi në Turqi për të bërë një operacion për humbje peshe. Siç raporton rrjeti britanik BBC dhe “Daily Mail”, 28-vjeçarja e quajtur Shannon Bowe ka ndërruar jetë gjatë një operacioni kirurgjikal për humbje peshe, i njohur si “gastrik banding”.
28-vjeçarja vendosi të shkojë në Turqi ku çmimet janë më të përballueshme dhe t’i nënshtrohet një operacioni me synimin për të pasur trupin e ëndrrave. Siç raporton gazeta britanike “Mirror”, autoritetet britanike i kanë bërë thirrje Turqisë që të japë shpjegime lidhur me shkaqet e vdekjes së Shannon.
Kujtojmë se, më 22 mars, një hetim i BBC-së nxorri në pah se shtatë pacientë britanikë që udhëtuan në Turqi për t’iu nënshtruar një operacioni për humbje peshe ndërruan jetë në sallën e operacionit.