Celebrities Gossip Showbiz

U dashuruan brenda shtëpisë së “BBV2”, Luizi i dedikon këngë Kiarës në ditën e “Shën Valentinit”!

Ajo është shtëpia më e famshme në Shqipëri dhe padyshim që ngjarjet e krijuara në shtëpinë e Big Brother Vip Albania janë në qendër të vëmendjes. Banorët e BBV2 po përfliten kudo në rrjet, dhe janë kthyer në protagonistët e përditshmërisë sonë, duke transmetuar shumë emocione të forta teksa rrëfejnë historitë e tyre apo edhe gjatë përditshmërisë, konflikteve dhe raporteve me njëri-tjetrin.

Një ndë gjërat që do të mbahet mend këtë edicion të dytë të “BBV” është padyshim historia e dashurisë së Luizit dhe Kiarë, një histori që ka marrë vëmendjen dhe zemrën e publikut. E dihet se Luizi nuk e pati aspak të lehtë që ta bënte për vete Kiarën dhe sot në ditën e “Shën Valentinit” është publikuar kënga që ai ka krijuar brenda në shtëpi për Kiarën dhe titullohet “Me ty”. Këtë Luizi e ka menduar prej disa kohësh dhe “Vëllai i madh” i ka dhënë mundësinë që ta rregjistoj zërin brenda në shtëpi dhe të realizojë këtë dëshirë të tij.

Kënga ende nuk është dëgjuar në shtëpi dhe pritet që të jepet gjatë spektaklit të sotëm, ku përveç kësaj surprize do të ketë edhe shumë surpriza të tjera me rastin e ditës së të dashuruarve.