Celebrities Gossip Showbiz

“U jam lutur për t’u futur në punë…”, Ronaldo Sharka habit me deklaratën!

Ky edicion i “BBV2” do të mbahet mend nga të gjithë shqiptarët. Me të vërtetë ishte edicioni i dytë por protagonistët e këtij viti i kanë mbajtur të gozhuar para ekranit çdo të martë dhe të premte të gjithë shqiptarët. Ndër personazhet që vazhdojnë ende të marrin vëmendjen në ekran është edhe Ronaldo Sharka, i cili pas “BBV2” moderoi një rubrikë në “E Diell” dhe ishte pjesëmarrës në “Kepin e VIP-ave”!

Ronaldo është shumë aktiv në rrjete sociale dhe së fundmi ka zhvilluar një ‘Ask’ me ndjekësit e tij, ku u është përgjigjur pyetjeve të shumta. Një ndër to që mori shumë vëmendje ishte edhe në lidhje me profesionin dhe punën e tij si moderator, ku Ronaldo u shpreh se lutet dhe me anë të miqve të tij fiton një punë.

“Pse je kaq budalla? Dhe nga dole moderator?

Ronaldo:Se jam kaq budalla nuk di të them, se prandaj jam budalla sepse shumë gjëra nuk i kuptoj. Por për të qënë moderator, gjithë jetën time kam futur miq për t’u futur në punë dhe i jam lutur: Aman më merrni në punë. I ka ardhur gjynah dhe më kanë marrë në disa raste. Nuk është se kam ndonjë talent specifik

Së fundmi ka qenë episodi i fundit i “Kepi i VIP-ave” dhe vëmendje të madhe morën Jori dhe Ronaldo Sharka. Jo vetëm dashuria e prindit për fëmijën që po shprehet me një puthje në buzë, por mesa duket do të bëhet trend edhe puthjet mes miqve. Në mbarim të episodit, Jori dhe Ronaldo janë shprehur se gjatë  kësaj eksperience janë miqësuar shumë me njëri-tjetrin dhe janë shumë shokë të mirë. Për këtë Jori dhe Ronaldo i kanë dhuruar një puthje në buzë njëri-tjetrit.