Showbiz

U kap me armë! E dini sa vite pritet të dënohet reperi i njohur?!

Reperi i njohur amerikan, Lil Wayne akuzohet për armëmbajtje pa leje. E dini sa vite burg rrezikon ai nëse dënohet? Plot 10 vite. Avokati i reperit, Howard Srebnick, ka thënë për ‘Vulture’ se akuza është ngritur pas një kontrolli në avionin privat të Wayne në vitin 2019. Asokohe, Lil Wayne ishte nën ndikimin e lëndëve narkotike.

Atij i’u gjet një pistoletë e veshur me ar në bagazhin e tij, për të cilën reperi ka thënë se i’a kishin bërë dhuratë për Ditën e Baballarëve. Reperi 38-vjeçar ka bërë më parë 8 muaj burg në ‘Rikers Island’ për shkak të një arme dhe e ka të ndaluar të mbajë armë zjarri. “Nuk ka ndonjë akuzë që ai të ketë hapur zjarr me të, të ketë qëlluar, ta ketë përdorur apo të ketë kërcënuar. Nuk ka asnjë akuzë se ai mund të jetë person i rrezikshëm”,- ka thënë ndër të tjera avokati i Lil Wayne.

‘Vulture’ ka raportuar se Lil Wayne nuk është në paraburgim dhe nuk është arrestuar. Ai është thirrur për t’u paraqitur në gjykatë më 11 dhjetor. Rikujtojmë, se e dashura e reperit, modelja Denise Bidot para pak kohësh i dha fund lidhjes me të për shkak se mbështeti publikisht Donald Trump në zgjedhjet presidenciale.