Celebrities Gossip Showbiz

U nis me ters! Policia ndërpret xhirimet e klipit të Don Xhonit dhe Loredanës…

Është shpresuar prej kohësh nga ndjekësit e tyre se dy nga më të përfolurit e momentit, pikërisht reperi Don Xhoni dhe Loredana do të sjellin një projekt muzikor. Kjo nisi fillimisht nga Loredana, e cila publikoi një Instastory ku në makinë me mikeshat e saj shfaqej teksa këndonte dhe kërcente nën ritmin e këngës ‘Deri kur’, një nga këngët e reperit. Dyshimet u shtuan, pasi ky i fundit publikoi një Instastory, ku teksa tregonte disa bluza falenderon Loredana-n për dhuratën.

E vetë reperi e aprovoi këtë gjë disa ditë më parë me anë të një Instastory. Jo vetëm titullin e këngës që është “Gjuj për to”, por dhe datën e publikimit. Për projektin e ri muzikor të artistëve na duhet të presim vetëm pak ditë. “Gjuj për to” do të publikohet më 12 nëntor.

Pak ditë më parë, Don Xhoni na ka treguar se dyshja kanë nisur xhirimet e klipit të këngës që do të publikojnë. E nga postet e tij, na bëri të dyshojmë se do të jetë një këngë ashtu siç dy reperët dinë të bëjnë më mirë.

Mirëpo, duket se gjatë xhirimeve të klipit, dyshja ka hasur disa probleme. Me anë të një video amatore duket se policia ka ndaluar xhirimet dhe reperi së bashku me Loredanën janë detyruar të lirojnë hapësirën e bllokuar nga xhirimet.

Këtë e ka bërë me dije vetë reperi me anë të një Instastory ku ka treguar se ashtu siç duhet ka respektuar rregullat e policisë dhe madje ka publikuar një Instastory ku ka falenderuar dhe ka shpërndarë mesazhin se shteti duhet respektuar.

Reperi vetëm para një muaji ka publikuar këngën e tij më të re “Trust me” dhe deri më tani ka mbi 9 milion klikime. Ky projekt muzikor ka arritur të pëlqehet shumë nga ndjekësit e tij duke e sjellë Don Xhonin në ‘origjinë’ me këngët e tij ‘hip-hop’ pasi na emocionoi me këngën verore për dashurinë “Deri kur”.