Celebrities Music Showbiz

U quajt “Zëri i një engjëlli” nga Eurovision/ Gjon’s Tears publikon projektin “Silhouette”, një këngë që thotë shumë për të!

Gjon’s Tears, artisti i njohur që na ka bërë krenarë me arritjet e tij, u quajt “Zëri i një engjëlli” nga Eurovision. Së fundmi artisti ka publikuar projektin “Silhouette”, një këngë që thotë shumë për të. Më herët ai është shprehur se:

Tani e kam një koncept dhe e di ku do të shkoj dhe se çfarë muzike dua të bëj. Muzika që unë krijoj, dëshiroj të pëlqehet si në Francë, Zvicër, Shqipëri dhe Kosovë. Më e rëndësishme është që muzika ime të prekë njerëzit, pasi ky është qëllimi im në muzikë.

I tillë është dhe projekti më i ri i Gjon’s Tears, “Silhouette” i publikuar vetëm 10 ditë më parë. Gjon ka rrëfyer për “Wake Up” më shumë lidhur me këtë projekt por jo vetëm. Por përse zgjodhi pikërisht 14 janarin për ta publikuar këngën? Ka ndonjë domethënie?

Kjo do të ishte publikuar vitin e kaluar, por hasëm pak probleme teknike. Kur erdhi pyetja se kur do të publikohet, thashë sa më shpejt të jetë e mundur. Njerëzit presin sa më shumë material nga unë. Tani e di më shumë se çfarë dua të bëj muzikalisht.

“Silhouette”, një këngë shumë e realizuar përsa i përket tekstit, mesazhit, melodisë, anës vizuale dhe asaj estetike. Duke qenë se ka shkruar një këngë që do të thotë shumë për të, sa personal është si projekt?

Është shumë personale për mua se mënyra dhe kushtet kur e kemi bërë ka qenë para Eurovizionit. Doja vërtet ta publikoja se fillimisht kur erdhi ideja e konceptit, unë kam qejf këngë me ndjenja, me emocion, siç e kam emrin. Doja të flisja për ndjenjat e të gjithë njerëzve që me familjen e tyre kanë ikur nga Kosova. Doja të hyja në lëkurën e tyre. Të dish se çfarë do të thotë të largohesh dhe të lësh dikë pas. Kjo eshte silueta. Është një temë që e kishim mundësinë ta zhvillojmë. Punova me një shkrimntar që ka punuar dhe me Celine Dion, prandaj erdhi dhe frengjisht kënga. Frengjishtja godet dhe është më e rënde.

Çfarë muzike dëshiron më tepër gjon që të krijojë, duke qenë se e kemi parë në disa lloje projektesh?

Për albumin dua të kem një diversitet sa më të madh. Nuk dua vetëm album, dua një playlist. Se dhe unë vetë jam kështu. Disa ditë jam me humorin e “Dance Me”, kurse disa ditë pëlqej të dëgjoj këngë më të ndjera si të “Coldplay”. Unë nuk bëj muzikë për vete. Bëj muzikë për të tjerët. E di që në stilin e baladës e prek publikun, e di që do e pëlqejnë se për atë më kanë njohur dhe për atë më duan. Këtë stil dua të shohin dhe në album.

“Silhouette” gjithashtu ka hyrë në klasifikim e “The Top List” në Top Awards duke arritur në vendin e gjashtë për këtë javë. Nëse edhe juve ju pëlqen kjo këngë, ju mund të vazhdoni që ta votoni atë.