Celebrities Gossip Showbiz

Udhëtimi i Kim Kardashian dhe Kanye West u bë pikërisht për këtë arsye!

Kanye West dhe Kim Kardashian janë dyshja e shumëpërfolur kohët e fundit, që pasi u ndanë patën momente të ndryshme tepër të ftohta. Ndërkohë, ish-çifti pati një udhëtim me fëmijët për në San Francisco dhe duket se debatet po ia lënë së shkuarës.

Dyshja udhëtoi me fëmijët gjatë fundjavës dhe ndaluan në Muzeun Aziatik të Artit gjithashtu. Pavarësisht divorcit, dyshja së bashku me katër fëmijët dukeshin si një familje e madhe dhe e shëndetshme. Sigurisht që kjo ngjarje nuk mund të mbetej pa u komentuar nga fansat, pasi ndodhi vetëm pak muaj pasi ata shpallën divorcin duke i dhënë kështu fund martesës disa vjeçare.

Kujtojmë, se ishte një periudhë pas ndarjes që ata nuk flisnin shumë me njëri-tjetrin, por duket se tani kanë gjetur gjuhën e përbashkët në mënyrë që të rrisin sa më shëndetshëm fëmijët e tyre. Një burim për mediat e huaja shprehet se më e vështirë për t’u gjetur gjuha e përbashkët ishte për shkak të Kanye.

Kim gjithnjë ka qenë e hapur që t’i rrisnin fëmijët në mënyrë të përbashkët dhe të bënin gjëra si një familje. Kanye kishte nevojë për pak kohë, por tani duket më i hapur. Kim i dha hapësirën për të cilën ai kishte nevojë. Ajo e di sa e rëndësishme është koha në familje dhe dëshiron që fëmijët të kenë një marrëdhënie perfekte me Kanye, ndaj dhe është e gatshme të bëjë gjithçka që kjo gjë të arrihet.

Duket se më në fund dyshja ia doli të mbajë marrëdhënien mes njëri-tjetrit larg fëmijëve. Edhe pse ata janë ndarë, tanimë po ia dalin të rrisin fëmijët e tyre në mënyrë të shëndetshme.