Aktualitet

Ulet sërish nafta, çmimet e reja të hidrokarbureve!

Çmimi i naftës është ulur sërish, duke prekur shifrën 174 lekë për litër.

Ky është çmimi më i ulët për naftën, që Bordi i Transparencës ka vendosur që nga krijimi i tij.

Çmimi i benzinës mbetet i pandryshuar dhe do të vazhdojë të shitet në pikat e karburantit për 177 lekë/litri.

Ndërsa gazi ka pësuar ulje dhe do të shitet për 66 lekë/litri me pakicë dhe 54 lekë/litër me shumicë.

Çmimi i gazoilit për peshkim është vendosur 81 lekë/litër.

Çmimet e caktuara nga Bordi do të hynë në fuqi në datë 28 Prill ora 18.00, dhe do të jenë të vlefshme deri në mbledhjen e ardhshme të bordit ku do të pasqyrohen ndryshimet e çmimeve të shitjes.

“Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gasoil i standardit SSH EN 590 të jetë jo më shumë se 174 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 162 lekë/litër. Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit benzinë e standardit SSH EN të jetë jo më shumë se 177 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 165 lekë/litër. Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gaz, të jetë 66 lekë/litri me pakicë dhe i shitjes me shumicë 54 lekë/litër për automjetet. Çmimi i gazoilit për peshkim është vendosur 81 lekë/litër”, thuhet në njoftim.