Gossip Sport

Ushqen beben e porsalindur gjatë pushimit të ndeshjes, fotoja e notares bëhet virale!

Një sportiste e vaterpolit në Chania është bërë virale në rrjet pasi vendosi të merrte beben e saj të porsalindur dhe të kujdesej për të në momentet e pushimit të ndeshjes. Notarja Markella Ploumi është fotografuar në stol duke ushqyer foshnjën e saj disa muajshe pak para se të zhytej në ujë, për ndeshjen miqësore me NO Rethymnon.

Nënat e reja shpesh duhet të përballen me sfidën e ushqyerjes me gji të fëmijës së tyre në publik ndërsa shpresojnë se askush nuk do të bëjë ndonjë koment në lidhje me të. Fatkeqësisht, shumë njerëz e shohin atë si një sjellje jo normale dhe ju mund të ndjeni nevojën për të kërkuar falje për këtë.

Por kjo nuk është diçka për të cilën duhet të kërkoni falje, sepse është diçka e natyrshme, e padëmshme dhe është për të mirën e foshnjës tuaj. Shtatëzënia është padyshim një ndër periudhat më të bukura të një femre, por studiuesit kanë gjetur një gjë që mund të ndikojë në shtatzëni. Asnjë nënë nuk duhet të ndihet e turpëruar për gjërat që vijnë me amësinë. Kështu që këtu është një listë e gjërave për të cilat nuk duhet të kërkoni falje.