Celebrities Gossip

Vajza e Melanie Griffith e Antonio Banderas kërkon “të eliminojë” mamanë nga mbiemri!

Stella del Carmen Banderas Griffith, vajza e aktorëve Melanie Griffith e Antonio Banderas kërkon të heqë nga mbiemri që mban, atë nënës së saj. Modelja dhe aktorja spanjolle e ka marrë seriozisht këtë gjë dhe iu drejtua një gjykate në Los Anxhelos të Shteteve të Bashkuara, pasi Melanie është amerikane. 25-vjeçarja kërkon shkurtimin e mbiemrit e në dokumente të figurojë thjesht si Stella del Carmen Banderas.

E rritur larg vëmendjes së publikut, ndonëse bijë e dy prindërve të famshëm, Stella ka lindur në Spanjë e nga nëna është motra e aktores Dakota Johnson, si dhe e Alexander Bauer-it.

Kohët e fundit u shfaq në tapetin e kuq në krah të babait, Antonio, në edicionin e 69-të të Festivalit Ndërkombëtar të Filmit në San Sebastian, në Kursaal Palace.

Nuk dihet nëse zgjedhja e të resë ka të bëjë me marrëdhënien që ka me mamanë e famshme. Fotot që Melanie Griffith postoi muajin e kaluar, me rastin e ditëlindjes, sugjerojnë një raport të mirë.

I dua vajzat e mia ndërsa pozonte para tullumbaceve me mbishkrimin “Mama”.

Ndërkaq, dihet me siguri se marrëdhënia e Stella-s me babin Banderas, gjithnjë ka qenë më e ngushtë dhe e fortë se me mamin Griffith. Me dy mbiemra hollivudianë që peshojnë, më mirë të mbash vetëm një.