Botë e Çuditshme Lifestyle

Vajza kini kujdes sepse do i bëni “gropën vetes”, ja çfarë nuk duhet t’i dhuroni kurrë partnerit tuaj!

Përvjetori juaj apo një datë e rëndësishme po afron dhe po mendoni se çfarë mund t’i dhuroni partnerit tuaj? Besimet thonë se nuk duhet të bëni kurrë dhuratë një orë. Edhe pse objektivisht është një shenjë e mirë e vëmendjes, më mirë të zgjidhni një dhuratë tjetër. Domethënë, besimet thonë se nëse një vajzë i jep një orë një djali, ose e kundërta, ata do të ndahen. Ora përfaqëson numërimin mbrapsht për ndarjen dhe sipas këtij besimi, duhet të shmangni blerjen e këtij artikulli si dhuratë.

Sipas besimit, akrepat e orës mund të “presin” lumturinë dhe dashurinë që ekziston në një lidhje dhe mund të ndikojë në ndarjen e dy partnerëve. Besohet se orët në kohën e dhurimit tërheqin shpirtrat e këqij që shkaktojnë grindje dhe ndarje të partnerëve. Nëse vërtet dëshironi t’i dhuroni një orë partnerit, është më mirë t’i jepni para dhe ta lini ta blejë vetë atë që dëshiron. Besohet gjithashtu se as gjërat antike dhe të përdorura nuk duhet të jepen si dhuratë sepse besohet se kanë energji të keqe që transferohet nga pronari te marrësi.

Ndërkaq, ju shuajmë një kuriozitet. Ekspertët e Feng Shui-t pohojnë se orët e shtëpisë janë një hajmali e fuqishme e mirëqenies financiare dhe vetëm në vende të caktuara në shtëpi tërheqin energjinë e parave. Duke varur orën në pjesën jugore të banesës, do të siguroni rritje të shpejtë të karrierës, rritje të pagës dhe sukses në biznes.

Ora e vendosur në pjesën perëndimore të banesës do të sjellë frymëzim, energji krijuese dhe si rrjedhojë fat të mirë në biznes. Në pjesën veriore, ora i ndihmon pronarët të përmbushin dashurinë e tyre ose të kthejnë mirëqenien e familjes në shtëpi. Një orë e varur në anën lindore të shtëpisë do të përmirësojë shëndetin e të gjithë anëtarëve të familjes.