Tech

Veprimi i fundit i Twitter i habit të gjithë!

Twitter po nxjerr në ankand qindra objekte nga zyra e tij në San Francisko në internet, përfshirë edhe statujën me zogun e kompanisë që cicëron. Një statujë që tashmë ka arritur një çmim prej 11.000 dollarësh dhe kanë mbetur vetëm 24 orë deri në përfundimin e ankandit.

Në shitje janë edhe shumë artikuj nga kuzhina e selisë së Twitter-it, ku Elon Musk hoqi drekën falas. Kështu aparati i kafesë La Marzocco dhe pajisje të tjera përfundojnë në ankand, së bashku me dy tavolina kafeje Herman Miller që kushtojnë 2000 dollarë. Shitja vjen pasi vetë Musk paralajmëroi për një “rënie masive të të ardhurave” në nëntor. Raportet vunë në dukje një rënie prej 40% nga viti në vit pasi reklamuesit ndaluan shpenzimet.

Por kjo nuk është arsyeja pse artikujt po dalin në ankand, sipas Heritage. Një përfaqësues i tha Fortune në dhjetor se ankandi “nuk ka të bëjë fare me gjendjen e tyre financiare”, duke shtuar: “Nëse dikush me të vërtetë mendon se të ardhurat nga shitja e disa kompjuterëve dhe karrigeve do të nxjerrin nga problemi situatën atje, atëherë ata janë budallenj.”