Celebrities Film & Tv Showbiz

Vështirësia e të xhiruarit një film aksion, Drilon Hoxha zbulon të pathënat e skenave të “Guxim”!

Edhe pak orë na ndajnë nga premiera e filmit të ri “Guxim”, që do të mbahet në Cineplexx TEG në orën 19:00. I ftuar mëngjesin e sotëm në studion e “Wake Up” ka qenë aktori, regjisori dhe skenaristi i këtij filmi, Drilon Hoxha, që na ka folur më shumë se çfarë të presim sonte në kinema, por jo vetëm…

Shumë e komentuar ka qenë dhe shuplaka që i ke dhënë në film aktorit Lorenc Kaja, e cila duhet thënë se ishte reale. Çfarë mund të thuash për këtë?

Në montazh mund ta mashtrosh bukur publikun me efekte. Kurse shpulla është pak e vështirë. Me Lorencin, i thashë që do të bie pak dhe po rrinte ai… (qesh)

Si është të xhirosh filma aksion?

Skenat kur janë aksion duhet ta bësh vetëm 1 minut e gjysmë, sepse bëhet e lodhshme. Për atë skenë na ka marrë 1 javë sepse duhet të kapësh disa plane. Aksioni do animacion, do lëvizje të shpejta. Do animacion që të të japë ndjesinë se çfarë po ndodh. Jo të gjithë e bëjnë. Është si puna e një piktori, duhet të kesh shije për ta sjellë këtë. Sigurisht që janë të rrezikshme, por unë kam marrë një dublant.

Përsa i përket sinopsit të këtij filmi, bëhet fjalë për një histori e ndaluar dashurie do të shërbejë si fitili që ndez një luftë të pamëshirshme mes dy familjesh. Implikimi i një vajze të re me një kriminel të moshuar i cili fshihet pas petkut të biznesit medoemos do të ketë një cmim për tu paguar. Pasi bie në dashuri me një djalë të ri, xhelozia e sëmurë do e shtyjë “biznesmenin” të përdorë gjithë fuqinë e tij për të ndaluar çiftin. Po ju, a do vrisnit për dashurinë?