Celebrities Film & Tv Showbiz

Edhe pak orë na ndajnë nga premiera e “Guxim”, Drilon Hoxha zbulon çfarë e pret publikun në kinema!

Edhe pak orë na ndajnë nga premiera e filmit të ri “Guxim”, që do të mbahet në Cineplexx TEG në orën 19:00. I ftuar mëngjesin e sotëm në studion e “Wake Up” ka qenë aktori, regjisori dhe skenaristi i këtij filmi, Drilon Hoxha, që na ka folur më shumë se çfarë të presim sonte në kinema, por jo vetëm…

Çfarë do të ofrojë për publikun filmi yt i ri?

Kemi bërë një punë të mirë. Do të ketë krisma. Sot do të shihni shumë gjëra të bukura, gjithë drama që do të shihni aty bëhet për gjënë më të bukur, dashurinë. Janë dy familje, që tregohen si kanë qenë tradtat dikur e sot. Janë dy miq që kanë pirë gjakun e njëri-tjetrit, kurse brezat e rinj ‘ia fusin’ njëri-tjetrit. Këtu është paralelizmi. Ndërkohë vajza e re ka pasur një aventurë me dikë të moshuar, pa ditur që kjo do t’i sjellë probleme. 

Shumë njerëz kanë qenë skeptikë kur fillove të prodhosh filma, por tani ka ndryshuar. Si ndihesh për këtë?

Ndihem shumë mirë se është një luftë që ti e nis i vetëm. Në fillim e nisa si pasion, pa qenë në konkurrencë me njrëzit. Mora shumë komente pozitive, por dhe negative. Por pastaj kur i vura në peshore, mendova të sjell dhe projektin e dytë. Po mendove që do bëhesh miliarder, nuk të ecën. Nëse bën një projekt dhe del i suksesshëm, atëherë vijnë vetë të tjerat.

The që filmi brenda ka elementë të tradicionales, për cilat bëhet fjalë?

Skena nuk mund të veçoj dot sepse e kam surprizë…