Celebrities Gossip Showbiz

Victoria Beckham zbulon kush i mungon më shumë kohët e fundit!

Victoria Beckham pranon se i mungojnë djemtë e saj, pasi të tre janë shpërngulur. Nëna e katër fëmijëve ka vetëm vajzën 10-vjeçare Harper në shtëpi në Londër pasi fëmijët e saj më të mëdhenj nuk jetojnë më me të.

Brooklyn së fundmi u martua me aktoren dhe trashëgimtaren amerikane Nicola Peltz, kështu që po fillon jetën martesore në Amerikë. Djali i dytë Romeo, jeton në Miami ku luan futboll dhe ndan një shtëpi me të dashurën modele Mia Regan, gjithashtu 19 vjeç.

Ndërsa djali më i vogël Cruz është vetëm 17 vjeç, por aktualisht është në shkollë me konvikt dhe ka plane të mëdha për t’u transferuar në Los Angeles për të ndjekur një karrierë muzikore. Në një intervistë ish-Spice Girl zbuloi:

Më mungojnë shumë ata. David dhe unë kemi kaluar nga katër fëmijë në shtëpi në një e gjysmë. Brooklyn dhe Nicola do të jetojnë midis Los Angeles dhe Palm Beach, jeta e Romeos është në Miami dhe Cruz është ndërmjet shtëpisë dhe shkollës me konvikt.

Por megjithëse shumica e fëmijëve të saj aktualisht janë me bazë në SHBA, 49-vjeçarja thotë se nuk ka plane të largohet nga Mbretëria e Bashkuar. Familja ka një rezidencë të madhe prej 40 milionë paundësh në perëndim të Londrës. Por pavarësisht se ka jetuar në të gjithë botën, Victoria thotë se Londra është vendi ku ndihet më shumë si në shtëpinë e saj.