Celebrities Gossip Showbiz

Mos ndoshta Victoria Beckham po përgatitet për dasmën e Romeo me Mia?!

Dasma e Brooklyn Beckham dhe Nicola Peltz u bë virale dhe mori gjithë vëmendjen e mundshme. Ndërkohë, duket se Victoria po planifikon tashmë dasmën e djalit të saj të dytë Romeo, sipas disa burimeve.

48-vjeçarja thuhet se ka qenë e impresionuar me dasmën e Brooklyn saqë po pret me padurim dasmën e radhës në familjen e saj. Victoria ndihmoi Brooklyn të organizonte dasmën e tij prej 3 milionë paundësh në Florida më herët gjatë këtij muaji. Dyshja u martua në një ceremoni më 9 prill. Çifti tha “po” në një ceremoni të mrekullueshme në pronën e babait të Nicola me vlerë mbi 70 milionë paund.

Ndërkohë, duket se Victoria po përgatitet për dasmën e 19-vjeçarit Romeo, i cili ka dalë me Mia Regan që nga viti 2019, dhe thuhet se Victoria ka një marrëdhënie vërtet të mirë me modelen. Burimi për mediat e huaja thotë se Victoria po pret që Mia të bëhet vërtet anëtare e familjes së saj Beckham. Burimi tha:

Victoria ishte shumë e impresionuar me mënyrën si Brooklyn dhe Nicola ia dolën me ditën e tyre të madhe dhe e bënë tërë botën të flasë përsëri për familjen Beckham. Ishte një ditë e mrekullueshme plot me dashuri dhe argëtim për familjen dhe ajo dëshiron që e njejta gjë të ndodhë përsëri me ndihmën e Romeo dhe Mia.