Celebrities Gossip Showbiz

Victoria dhe David Beckham kanë sot një arsye për të festuar!

Victoria dhe David Beckham janë një nga çiftet më të preferuara të showbiz-it të huaj. Dyshja duket shumë dinamike, ndërkohë që ata shfaqin shpeshherë dashurinë që kanë për njëri-tjetrin gjithashtu. Jo vetëm një çift i pëlqyer, por edhe profesionistë tepër të sukesshëm, duket se Victoria dhe David kanë një arsye për të festuar ditën e sotme.

Është pikërisht ditëlindja e vajzës së tyre, Harper Sever. Sot vogëlushja mbush dhjetë vjeç dhe prindërit e saj nuk humbën rastin ta urojnë në rrjetet e tyre sociale. Një video tepër e bukur, ku Harper ecën dhe feston si një zonjushë e vërtetë, është postuar pak orë më parë nga Victoria, e cila e shoqëron me një urim.

Gëzuar ditëlindjen e dhjetë Harper Seven, zonjusha më e bukur brenda dhe jashtë. E sjellshme, e dashur, e kujdeshme dhe e ëmbël. Gjithçka je për ne, të duam kaq shumë dhe nuk e besojmë dot se sot je dhjetë vjeçe.

David Beckham gjithashtu ka postuar një foto me të bijën në Instagram dhe e ka uruar me fjalët më të ëmbla vogëlushen e tij.

Gëzuar ditëlindjen e dhjetë zonjusha ime e bukur. Vajzës me zemrën më të madhe dhe buzëqeshjen më të ëmbël. Ne të duam kaq shumë vajzë e rritur, të lutem ndalo të rritesh. Të duam.

Fjalë të ëmbla dhe emocionuese i ka shprehur çifti vajzës së tyre. Me siguri kur ajo të rritet dhe të njohë më mirë rrjetet sociale do të emocionohet shumë teksa i lexon. Duket se çifti Beckham kanë një aryse për të festuar ditën e sotme, pikërisht ditëlindjen e vajzës së tyre të vogël e cila po rritet!