Celebrities Gossip Showbiz

Video e saj po bën xhiron e botës, Bella Hadid ka ‘rrëmbyer’ vëmendjen gjatë Javës së Modës në Paris!

Bella Hadid ka rrëmbyer gjithë vëmendjen të premten teksa ishte në pasarelën e Javës së Modës në Paris të Coperni përpara se të vinte një llak fustani në trupin e saj. Momenti mahnitës u mirëprit me duartrokitje teksa publiku i mbushur me yje mbeti i mahnitur nga kjo arritje e jashtëzakonshme.

Bella, 25 vjeç, fillimisht veshi një palë të brendshme dhe taka të bardha përpara se të qëndronte pa lëvizur, ndërsa dizajnerët filluan të punojnë. Puna e palodhur e katër artistëve rezultoi në një fustan elegant me një dekolte, shtresat e trasha u prenë për të krijuar një ndarje të mprehtë deri në kofshë.

Bella kishte një gamë grimi rrezatues për sfilatën me flokët e saj të kthyer në një topuz elegant. Në rreshtin e parë të audiencës së ftuar të mbushur me yje ishte shoqja e Bella-s, Kylie Jenner, e cila kapi të gjithë momentin në video.

Manjatja e make-up-it, 25 vjeçe, ndau me krenari klipe në Instagram Stories teksa ishte dëshmitare e ngjarjes së bashku me Alexa Chung dhe modelen Sita Abellán. Coperni është një markë pariziane e veshjeve të gatshme dhe aksesorëve të krijuar nga Sébastien Meyer dhe Arnaud Vaillant, e themeluar në vitin 2013.