Celebrities Showbiz

Bella Hadid mirëpret veshjen me këtë look!

Bella Hadid mirëpriti vjeshtën në një veshje të gjelbër të mrekullueshme në imazhet e shpërndara të hënën. Modelja, 25 vjeçe, veshi një fund të ngushtë dhe një bluzë të lirshme, duke i dhënë një pamje barkut të saj të tonifikuar.

Modelja i shtoi look-ut një xhaketë me përmasa të mëdha Polo. Flokët e errëta të Bella-s ishin stiluar me bishta të ulët. Ajo mbante çizme të zeza me takë të lartë deri tek gjuri. Grimi i modeles dukej natyral me buzë neutrale dhe ajo mbante syze dielli me lente kafe teksa pozonte përballë horizontit të qytetit.

Ndërkohë, së fundmi në TikTok është bërë trend konturimi i faqeve, për të theksuar mollëzat dhe për t’u dukur si supermodelja e njohur Bella Hadid. Por, çfarë duhet të bëni? Së pari, bëj një “Y” në pjesën e poshtme të mollëzave dhe në fundin e tyre. Shpërndaje me kujdes në anë të kundërta, pra, në pjesën e mollëzës në drejtim lart; në pjesën e fundit, në drejtim nga mjekra. Besoji procesit!

Rikujtojmë se së fundmi, modelja e njohur ka postuar në rrjetin e saj social Instagram në lidhje me një kauzë të rëndësishme. Hadid ka bërë thirrje që të miratohet një projektligj që do të mbrojë të drejtat e kuajve, shumë prej të cilëve transportohen, në kushte të mjerueshme, në vendet ku lejohet therja dhe konsumimi i tyre. 25-vjeçarja ka postuar një foto të saj duke përqafuar një kalë dhe në të njëjtin postim një video tronditëse nga thertoret.