Celebrities Showbiz

Videon e ëmbël të True dhe Tristan Thompson nuk duhet ta humbisni për asnjë arsye!

E dini kush janë stilistët dhe parukierët më të mirë të vajzave? Baballarët e tyre… Dhe Tristan Thompson duket se është njëri prej tyre.

Basketbollisti i famshëm duket se ka marrë rolin e ‘nail artist’-it për të voglën e tij True dhe në një video të postuar ai duket teksa lyen thonjtë e të bijës, ulur të dy në dysheme. Gjatë kësaj kohe ai dëgjohet dhe teksa me shaka bisedon me 3- vjeçaren duke e pyetur:

A po e bëj mirë punën Tutu? Ke para të më paguash?

Pasi vajza përgjigjet me ‘jo’ ai i tregon se s’ka problem, në shtëpi ky shërbim bëhet falas.
Pavarësisht prolemeve të herëpashershme me Khloe Kardashian dhe lajmeve për ndarjen e tyre, pasi Tristan ishte përfolur shumë herë për tradhti ndaj yllit të “KUWTK”, Thompson mesa duket rolin e tij si baba po e kryen në mënyrën më të mirë të mundshme dhe për t’u marrë shembull.

Për marrëdhënien e çiftit nuk dihet ende asgjë, ndërkohë që as ai dhe as Khloe nuk kanë bërë më deklarata kohët e fundit për lidhjen e tyre. Megjithatë, ajo që duhet bërë me siguri është të kenë një marrëdhënie të shëndetshme, teksa rrisin vogëlushen e tyre.

Rikujtojmë se, së fundmi Tristan ka surprizuar fansat me një veprim që bën teksa i shpreh dashurinë ish-it të tij, Khloe Kardashian.